Deniz Cupi, Albania's National Honour
August 2026
Barku i detit
Barku i detit mban gjithçka në vete
Të gjithë plehrat e tokës janë aty e ai i tret në heshtje
I pastron në kripë e i kthen në rërë
E në mëngjes rri i qashtër e i kaltër
Në qetësinë që s’do t’ia prishë kush
Ti i hedhë të gjithë vlugun e llumin e shpirtit tënd
E ai prapë të lanë e të pastron si një nënë fëmijën e saj
E ti zhytesh në barkun e tij, ushqehesh nga barku i tij, loz në barkun e tij
Del i ripërtërirë për t’u hedhur përsëri të hënën në vrullin e egër
Duke ndotur shpirtin e trupin e kridhesh prapë në det
E përsëri, e përsëri
Ai shkëlqen aty çdo ditë në pritjen e fëmijëve të paftuar.
Score: 65 out of 100.
A sincere, well-sustained maternal conceit of the sea with dialectal authenticity, held back by prosaic stretches and uneven compression.
Read the August 2026 National Honours